‘Djathë mumie’ egjiptian: Arkeologët zbulojnë djathë 2600 vite të vjetër në gërmime

Djathi u gjet gjatë gërmimeve në nekropolin e Saqqara në Egjipt, transmeton Gazeta Metro.

Arkeologët egjiptian zbuluan copa të djathit të bardhë që ishin 2600 vite të vjetra, të periudhës 664-525 para erës sonë, ka raportuar Egyptian National News javën e kaluar.

Sipas tyre ministria e antikiteteve të Egjiptit ka njoftuar se gjatë gërmimeve djathi u gjet në disa amfora të dekoruara me shkrim demotik, formë antike egjiptiane e shkrimit.

Këto hulumtime kishin gjetur edhe mbajtës të tjerë që do të hapen së shpejti.

Artefaktet u zbuluan gjatë gërmimeve në nekropolin e Saqqara. Në gërmimet e mëhershme në këtë lokacion më parë kishin zbuluar 100 sarkofagë.

Këtë muaj një qendër e re vizitorësh ishte hapur, Qendra Mbreti Khufu, në këtë nekropol./gazetametro.net