I eleminuan dhjetëra kandidatë nëpër qendra, Kurti krenohet se në VV ka demokraci

Lëvizja Vetëvendosjes të dielën do të ketë proces zgjedhor. Me shumë zhurmë e përplasje është përshkuar gjithë kjo kohë.

Kjo pasi shumë kandidatë për kryetarë nëpër qendra janë eleminuar nga gara pa u dhënë asnjë sqarim.

Megjithatë, pavarësisht këtyre problemeve, Kurti të dielën po e quan ditë të demokracisë për Vetëvendosjes.

POSTIMI:

25 shtatori i kësaj të diele është ditë e demokracisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Zgjedhje të brendshme për struktura të reja.

Në 43 Qendra të Lëvizjes mbahet procesi zgjedhor për Kryetar të LVV-së, Kryetare të GVV-së dhe Kryetar të RVV-së. Ndërkaq, në 26 Qendra mbahen zgjedhje edhe për të njëjtat organe në nivelin e dytë, atë të Qendrave tona në Kosovë.

Votojmë dhe vendosim për udhëheqje të mira, për fuqi organizative e Lëvizje të gjerë, për të ardhmen e VETËVENDOSJE!-s e të Republikës sonë.