‘Kush je ti që më parakalon mua?!’ Dy të rinjtë në Tiranë e sqarojnë muhabetin në mënyrë shqiptarçe

Kryeqyteti i çudirave! Kështu mund të cilësohet fare lehtë Tirana, kur shikon ato që ndodhin rëndomtë nëpër cepat e saj. Së fundmi një zënkë mes të rinjve ka lënë pa fjalë qytetarët e rastit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-sheshit Shqiponja, ku dy të rinj kanë ndalur makinat e tyre në mes të rrugës dhe janë kapur fizikisht.

Siç shihet nga foto ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës që është në ndërtim dhe arsyeja mendohet të ketë qenë parakalimi që i ka bërë njëri-tjetrit dhe ndaj kanë zgjedhur ta sqarojnë muhabetin në mënyrë shqiptarce.

Problemi është se skena të tilla sheh përditë në rrugët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, ku persona të moshave të ndryshme zgjedhin këtë mënyrë për të sqaruar kush ka të drejtë.

Problemi tjetër është se shumica e shoferëve në Shqipëri nuk meritojnë të quhen shoferë dhe ndaj ndodhin ato që ndodhin në rrugët tona.

Dhe problemi më i madh është që cdo gjë shqiptarët e zgjidhin në mënyrën e tyre. Me njerëz të tillë nuk shkohet dot në BE, sepse jemi akoma vend me njerëz të botës së tretë.