Kursimi i energjisë deri në 1000 kWh vështirë i arritshëm gjatë dimrit

Me qëllim të përballimit të krizës energjetike Qeveria e Kosovës do të subvencionojë faturat qytetarëve të cilët do të shpenzojnë më pak energji sesa në muajin e njëjtë të vitit të kaluara.

Për organizatën Ballkan Green Foundation kjo është vështirë e arritshme gjatë dimrit, për të gjitha familjet që nuk kanë burim tjetër për ngrohje përveçse me energji elektrike.

Për periudhën e dimrit, Selmon Borovci ka vendosur që këtë vit të ngrohet me dru.

Kjo do t’i ndihmojë atij, që gjatë dimrit të kursej energjinë elektrike dhe të mos kalojë pragun prej 1000 kilovatësh të energjisë së shpenzuar brenda një ore.

Madje, ai mund edhe të përfitojë nga masa emergjente e qeverisë, e hyrë në fuqi së fundmi për të subvencionuar energjinë për të gjithë ata që kursejnë.

Reklama
“Unë për vete nxehem me dru gjatë dimrit dhe të them të drejtën nuk kemi harxhime aq të mëdha të rrymës…”, ka thënë Borovci.

Ai ka treguar se gjatë dimrit mundohet maksimalisht të kursej energjinë.

“Për çdo njërin që nuk ka kjo është shumë e mirë dhe nëse bëhet për njerëzit në nevojë kjo të ishte e mirëseardhun. Çdo send është shtrenjtu, secila gjë është shtrenjtu e jo vetëm rryma, ne i kemi shumë rrogat e vogla dhe nuk po mundemi me ia dalë”, ka shtuar ai.

Por, për një familje që energjinë elektrike e kanë burim të vetëm të energjisë 1000 kilovat energji elektrike për një orë, është pothuajse i pamundur.

Kështu konsideron Besfort Kosova nga BGF.

“Shfrytëzimi i energjisë elektrike për ngrohje dhe kursimi i saj është shumë e vështirë, për një familje të arrihet, nëse e kanë eksluzivisht energjinë elektrike për ngrohje gjatë dimrit. Një formë tjetër që mund të arrihej kjo është kalimi në ngrohje me klima sepse do të shpenzonin energji elektrike më pak dhe do të ngrohin më shumë”, ka theksuar ai.

Reklama
E nga pakoja e qeverisë e prezantuar nga Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave Hekuran Murati, thuhet se do të subvencionohen të gjithë ata qytetarë të cilët do të shpenzojnë më pak energji elektrike sesa në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Në rast se do të kursehet 10 për qind e faturës, qeveria do të mbështes faturën për 20 për qind, raporton RTVD/Telegrafi/