Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se deri më tani nuk ka anëtar që ka sfiduar Albin Kurtin për të parin e partisë.
Abrashi theksoi se gjatë kohës së Kurtit, partia e Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur kulmin, dhe sipas tij, nuk kanë njet ta ndërrojnë, njofton Klankosova.tv.
“Në drejtimin e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka pasë fitoret më spektakolare dhe të paimagjinueshme.
Po besoj se është një mendim gjithëpërfshirës i anëtarësisë tonë, dorën e mirë nuk e kemi njet ta ndërrojmë, dhe rrjedhimisht për neve mbetet e padiskutueshme kandidatura e z. Kurtit, për katërvjeçarin e drejtimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e di a ka anëtar që mendon se mund ta sfidojë z. Kurtin, por gjithsesi nuk kanë e parë deri tani të arsyeshme”, ka thënë Abrashi.
“Ne demokracinë e brendshme përveç si vullnet të lirë e shohim edhe si procedurë, tashmë kanë përfunduar fazat e kandidaturave, tashmë jemi në hapje të fushatës”.
Abrashi foli edhe për kandidaturat e disave që janë refuzuar për kryetar të degave të komunave.
“Lëvizja Vetëvendosje përveç shfaqjes së vullnetit për me kandidu, ka edhe procedurat e brendshme, për fat të keq, këtë radhë jo të gjithëve iu është konfirmuar kandidatura, kështu është rregullatura”.