Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në mëngjesin e organizuar nga Oda Tregtare Kosovaro-Turke, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila dhe zëvendësministri Getoar Mjeku.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti falënderoi Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.
Ai veçoi rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Turqinë, ndërsa foli me theks të veçantë edhe për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë, përfshirë prodhimin e municionit