Profesorit të meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, sot iu hakua llogaria e rrjetit social në Facebook, ku persona të panjohur kanë kërkuar para kinse i duhen për shërim.
Vajza e tij, Donika, ka bërë thirrje që njerëzit të mos bien pre e matrapazëve dhe se babai i saj është shëndosh e mirë.
“Ju njoftojmë se babai jonë, Sylë Tahirsylaj, është shëndosh e mirë dhe nuk është i hospitalizuar në spital. Keni kujdes mos bini preh e matrapazëve të cilët po kërkojnë të holla në emër të familjes për shërimin e babait tonë”.
“Passwordi i Facebook-it i është thyer dhe keqbërësit po e keqpërdorin emrin e tij duke kërkuar të holla në emër të tij dhe familjes! Keni kujdes që të mos bini preh e këtyre matrapazëve”.
Ajo, mes tjerash, ka bërë të ditur se llogaria e profesorit tashmë është bllokuar.
Shkodran Imeraj, ka publikuar një mesazh që kishte marrë nga personat që i kishin hakuar llogarinë Tahirsylajt, ku i kërkoheshin 1500 euro.