Një ngjarje e mirë, në emër të Zotit dhe për hir të kombit shqiptar ka ndodhur sot në Kosovë.
Dy vëllerëzit Valmir dhe Avdull Islami kanë falur gjakun e babait të tyre, të vraë 22 vite më parë.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë vëllezërit në rrjetin social Facebook.
“Të nderuar familjarë, miq, shokë dhe dashamirë, ju përshëndes të gjithëve dhe ju njoftojë se sot më 16.09.2022, ditë e Xhuma (e Premte), unë dhe familja ime (Vëllau, Nëna dhe Motrat) kemi vendosur që në emër të Zotit dhe për hir të kombit, që pas 22 viteve ta falim gjakun e Babës tonë të ndjerë Avdullah Islami, dhe prej sot e tutje e deri në vdekje, ne si familje e të ndjerit Babës Avdullah, nuk jemi më në hasmëri (bela) me dorasin dhe familjen e tij”, shkruajnë vëllezërit.
“E lusim Zotin e madhërishëm që gjestin tonë human të na shpërblej me të mirat e Tij, dhe ta marrin si shembull të mirë të gjitha ato familje shqiptare që janë ne hasmëri mes vete, që të falin njeri-tjetrin për hir të Zotit dhe të kombit, për të ndalur vëllavrasjen.
Poashtu e lusim Zotin e madhërishëm që Babën tonë te ndjerë, ta shpërblej me Xhenet – Amin!”, përfundon shkrimi i publikuar në rrjete sociale.