Konsumatorët rrezikojnë të përballen edhe me fatura katërfish më të shtrenjta të energjisë në muajt e ardhshëm, tha Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck, duke pranuar se kjo mund të çojë në kolaps social.
Në një intervistë me ARD dhe transmetuesin rinor të ZDF Funk, Hambeck tha se partia e tij, të Gjelbrit, “po bëjnë gjithçka mirë, por ata duhet të kenë pak më shumë durim”.
Ai ka theksuar se fle mesatarisht gjashtë orë, por kur ka një Komiteti qeveritar nuk fle fare dhe vlerësoi se problemi më i rëndësishëm për të rinjtë në Gjermani janë ndryshimet klimatike.
Nëse do të mund të ruante diçka nga jeta e tij përpara politikës, do të ishte anonimiteti, tha ai dhe veçoi komunikimin politik si pjesën më të keqe të punës së tij.
“Mesatarisht, konsumatorët duhet të presin një rritje të çmimit në kilovat orë nga 30 deri në 60 cent, por nëse jemi mirë dhe rishikojmë sistemin, ndoshta situata do të jetë më e mirë. Me gazin natyror situata është më e ndërlikuar, rrezikohemi me trefishim apo edhe katërfishim të kostove”, tha Habeck dhe pranoi se kjo mund të shkaktojë shpërbërje sociale.
“Shumë njerëz janë të zemëruar për tarifën e gazit”, tha ai dhe, në përgjigje të një pyetjeje për zhgënjimin e të rinjve me politikën klimatike të qeverisë, kërkoi durim deri në fund të mandatit legjislativ.