Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se vitin e ardhshëm 2 mijë e 9 mësimdhënës do të jenë më tepër.
Këtë llogaritje Nagavci e ka bërë përmes formulës ekzistuese ku llogaritet numri i nxënëseve.
“Kemi thënë që të gjithë ata që duan të marrin pagë shtesë, duhet ta bëjnë në bazë meritore. Ne kemi ndërmarrë një varg vendimesh edhe për arsimin e lartë. Ne jemi duke e rregulluar në mënyrë shumë sistematike dhe profesionale”, ka thënë Nagavci gjatë një interviste në ‘Java me Rronin’, të mërkurën.
Ajo ka folur edhe për grevën, duke thënë se e synon ta prishë imazhin e Qeverisë Kurti dhe pengojë punën.
Ka kërkuar nga mësimdhënësit që t’i kthehen punës, pasi e drejta e shkollimit të fëmijëve është e garantuar.