Njohësi i çështjeve politike, Ismail Tasholli, ka drejtuar kritika ndaj Vetëvendosjes dhe Albin Kurti për ndryshimin e qasjes së tyre karshi proceseve shtetërore.
Tasholli në një postim në Facebook ka rikujtuar mohimin e shtetit të Kosovës nga Vetëvendosje gjatë kohës që kjo parti ishte në pushtet.
“Sa herë e shkelshin ligjin (për gati dy vjet qeverisje), e prekshin shtetin, të cilin nuk e kishin pa’ kurrë më heret”, ka shkruar Tasholli.
Tasholli i ka quajtur “zibidi” ministrat e Kurtit duke iu referuar mungesës së rezultateve të tyre.
Ai shton se këta ministra, sipas tij do ta lënë në “lloç” Kurtin.
Postimi i plotë i Tashollit:
Jokonsistenca është akulturore
U dasht me kalu një kohë dhe me ardhë LVV në Qeveri, për me “verifiku” ekzistencën e shtetit.
Është interesant që verifikimi ndodhke tu zatetë nëpër ligje.
Sa herë e shkelshin ligjin (për gati dy vjet qeverisje), e prekshin shtetin, të cilin nuk e kishin pa’ kurrë më heret.
Njëfarë negacioni logjik i verifikushmërisë së pohimeve.
Nejse, z.Kurti, nuk fitove në zgjedhjet e fundit lokale me missgjyshet… (mos t’i rikujtoj krejt me ren).
Qytetarët të thanë: nuk mjafton veç emri yt, si garancë e “progresit” dhe “emancipimit” të vendit.
Qashtu ke me metë n’lloq me shumicën e ministrave zibidi që i ki.