Ekstrakti “magjik” i manaferrës ul rrezikun e diabetit të tipit 2 – përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës me 22 për qind

Diabeti i tipit 2 është një gjendje që prek shumë njerëz në të gjithë botën.

Kjo formë më e zakonshme e diabetit shpesh lidhet me faktorët e stilit të jetesës, duke përfshirë dietën e pashëndetshme dhe mungesën e stërvitjes. Ajo bën që nivelet e sheqerit në gjak (glukoza) në trupin tuaj të bëhen shumë të larta.

Ka një sërë mënyrash për të kontrolluar sheqerin në gjak që mjeku juaj mund t’ju rekomandojë, duke përfshirë ilaçet, ndryshimin e dietës, humbjen e peshës dhe më shumë ushtrime.

Megjithatë, një studim, i botuar në Journal of Nutrition, ka zbuluar se marrja e ekstraktit të rrushit të zi çdo ditë mund të ketë një ndikim të rëndësishëm te pacientët me diabet të tipit 2. Në mënyrë të veçantë hulumtimi i kryer nga Universiteti John Moores i Liverpool-it provoi përdorimin e një ekstrakti të rrushit të zi të Zelandës së Re të quajtur CurraNZ.