Gazetari dhe autori i emisionit Opinon në TV Klan, Blendi Fevziu ka paralajmëruar një emision në të cilin do të shpaloset dosje se si Sigurimi i Shtetit ka përgjuar për 20 vjet presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Fevziu, përmes një postimi në rrjetin social ka shpalosur dosjen e siguruar nga arkivat e Sigurimit të Shtetit
“Në arkivat e Sigurimit të Shtetit gjendet dosja me dokumentet se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe në dy vizitat e tij në Shqipëri”, ka shkruar Fevziu, transmeton Telegrafi.
Fevziu thotë se dosja që ka në dorë është dosje ndjekjeje, e cila mban numrin 80/84. /Telegrafi/