Truong Van Dao, një zdrukthëtar me profesion nga Vietnami, projektoi për djalin e tij një Lamborghini elektrik prej druri, plotësisht funksional.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më 2 qershor, Truong ndau një fotografi në Facebook ku ai shihet duke qëndruar pranë makinës dhe duke ia dorëzuar djalit të tij atë që duket të jetë një telekomandë.
Makina duket origjinale, por është bërë prej druri dhe ka atë dizajn të hijshëm dhe mprehtësinë e Lamborghinit që kemi parë rrugëve duke bërë zhurmë para nesh.
Një video 15-minutëshe, e ngarkuar në YouTube, tregon përpjekjen dhe kohën që iu desh për krijimin e kësaj makine unike, dhe mini-sportive.
Burrit në Vietnam iu deshën 65 ditë për të ndërtuar makinën, e cila funksionon nga një super kondensator, sipas përshkrimit të videos.
Automjeti është bërë nga pemë të hedhura dhe funksionon me një motor të vogël elektrik që mund të prodhojë një shpejtësi deri në 25 kilometra për orë.
VIDEO: