Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i irrituar me veprimet e qeverisë karshi situatës në veri.
Ai duke folur për ngritjen e arrikadave që u ngritën shtatorin e kaluar nga serbët atje tha se e ka përjetuar rëndë situatën dy javore kur policët kishin mbetur të bllokuar në atë pjesë dhe ishin sharë nga huliganët serbë.
Deputeti Haradinaj u shpreh se të sharat që i kanë marrë policët e Kosovës ua ka dërguar familjarëve të politikanëve në Prishtinë.
“Këta e kanë pru punën me mi sha policët rrugës, unë se kam përjetu mirë atë. Krejt ato të shame që ua kanë bë policëve unë ua kam çu familjarëve të politikanëve atë ditë në Prishtinë, u kam thënë të fala ju shpisë juaj jo policët se policët nuk kanë faj se policët i ka marrë në qafë dikush ashtu”, tha Haradinaj në Atv.
Ai poashtu ka komentuar edhe aksionet e policisë sa ishte kryeministër duke thënë se “në kohën time, huliganët serb janë fshehur birave të miut, policia nuk ka pasur kthim mbrapa”