Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e situatës së krizës ekonomike, e cila është komplikuar edhe më tej pas grevave të përgjithshme të punëtorëve të sektorit publik.
Duke treguar për rritje pagash në qeveritë e mëhershme, pjesë e të cilave ishte pjesë edhe Hamza, ai është përplasur me analisten Zana Avdiu në emisionin Pressing, e cila e ka kritikuar Hamzën për kërkesa joreale ndaj pushtetit të VV-së.
“Po të njoftoj për një skandal që s’ka ndodhë në histori të Kosovës”, Mila…
“Rritja e pagave ka ndodhur prej 30 deri në 50% në vitin 2011 dhe pastaj në vitin 2014 ka ndodh një rritje tjetër mbi 20%”, ka thënë Hamza.
Ndërsa, Avdiu i është kthyer duke e pyetur se përse nuk janë rregulluar edhe disa çështje të tjera, që sipas Hamzës mund të rregullohen tani nga qeveria aktuale.
“Pse në atë kohë s’janë bërë edhe sigurimet shëndetësore, shujta, shpenzimet e udhëtimit, por kërkoni që këtë sot ta bëjë Vetëvendosje”, ka thënë ai.
Hamza ka thënë se tani, veças inflacionit, situata është më e mirë. Ai ka thënë se edhe niveli i brutoproduktit vendor, sikurse buxheti, janë në një nivel më të mirë se në qeveritë e mëhershme.