Pas marrëveshjes me dokumentet personale në mes Kosovës e Serbisë, vërehet hapur se është shtuar si asnjëherë më parë interesimi i BE-së për zgjidhjen e problemit të dialogut Kosovë-Serbi. Kështu thotë profesori dhe njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi.
Ai thekson se, i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, gjatë dialogut të ardhshëm në mes këtyrë dy shteteve nuk do jetë i vetmuar, por mjaft i përforcuar me dy këshilltarët Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, të emëruar nga kancelari i Gjermanisë, Oalf Scholz dhe ai i Francës, Emmanuel Macron.
“Pra përveç, dy të deleguarve evropianë, Lajçakut dhe Borellit, në mes dialogut të palës së Kosovës dhe serbe do jetë edhe i deleguari amerikan Escobar, por do marrin pjesë edhe Gjermania e Kancellarit, Oalf Scholz, dhe Franca e presidentit, Emmanuel Macron. Sesa ky kallaballëk i personaliteteve evropianë do jetë i sukseshëm ndaj Vuçiqit e Kurtit, vetë koha do tregojë, ne nuk e dimë e nuk mund të jemi as optimistë e as pesimistë. Kallaballëku i të deleguarve evropianë me rastin e dialogut Kosovë-Serbi mund të jetë shpatë politike dy kahëshe, ose paqë, ose luftë, themi kështu për shkak se përvojat politike botërore kanë treguar se sa më shumë kallaballëqe mendimesh politike, aq më shumë probleme e ngatërresa politike”, potencon Mehazi për gazetën “Bota sot”.
Ai shton se, nëse këshilltari i kancellarit gjerman, Scholz, Jens Plettner, do përkrahë Kosovës, të kundërtën do ta bënte këshilltari francez i presidentit Macron, Emmanuel Beaune.
“Si vërehet sa më shumë që zgjatë lufta ruse në Ukrainë aq më shumë në Kosovë po shtohen apetitet e tre ndikimeve: ruse, evropiane e amerikane. I deleguari amerikan, Escobar, do jetë për ndikimin e SHBA-ve në Kosovë, ai i kancelarit Gjerman, Scholz, për ndikimin e Kosovës në Evropë dhe i presidentit francez, Macron, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ndikimet ruse në Kosovë”, thotë Mehazi.
Sipas tij, pjesëmarrja e shumë personaliteve evropiane, gjermane, franceze e amerikane gjatë dialogut Kosovë-Serbi më shumë do prodhojnë probleme konfliktesh, sesa do ushqejnë marrëveshje paqësore.
“Pra, kallaballëku i të deleguarve evropianë me rastin e dialogut të Kosovës me Serbinë, ose do bien marrëveshje paqësore, ose luftë në mes dy shteteve fqinje”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.