Zana Avdiu i del krah Albulena Haxhiut: E ftoj ministren t’i shkojë deri në fund kësaj pune

Aktivistja e shoqërisë civile, Zana Avdiu, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duhet t’i shkojë deri në fund çështjes së raportimit të personave që “tallen me viktimat e dhu nës se ks uale”. Sipas saj, dhunuesit janë duke u mbrojtur indirekt, duke e kritikuar Albulena Haxhiun për rastin në fjalë.

“Ata qe smujten me i mbrojte hapun 12 burra pe rdhu nues te nje femije, se nuk guxuan bash qaq direkt… sot, terthorazi po i mbrojne pe rdh unue sit, tu e sulmu Albulenen. Sidomos ata qe shiten liberal”, ka thënë Avdiu.

Sipas saj, “Po, pak me ju grrithe.. ju del e verteta cka jeni”.

“E ftoj ministren, qe ti shkoje deri ne fund kesaj pune. Cdo koment qe nxite, mohon apo relativizon dhunen se ksu ale dhe diskriminimin ne baza gjinore, ta bej te denueshme me ligj. Ashtu sic ka vepru Macron, me te gjithe ata qe vec edhe nje like e kane ba pro vr a sjes se mesuesit ne France”, ka thënë Avdiu.