Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dalë me një postim në Facebook, pas konferencës që mbajtën Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri Hekuran Murati, të cilët prezantuan një pako ndihmese për të përballuar inflacionin.
Përmes këtij postimi, Lladrovci ka thënë se mirë që po u dalin pagat punëtorëve, derisa ka shkruar edhe për hallet e tyre.
Ai u është drejtuar edhe me një pyetje Kurtit e Muratit.
“A ishte dhe a është “Ligji si llastiku” edhe kur deputetët Tuaj merrnin e marrin mijëra euro shtesa, kurse japin “leksione” për mësimdhënësit dhe kërkesat e tyre të drejta duke përfshirë edhe atë për 100 euro shtesë, deri në miratimin e Ligjit të ri të pagave. Ligji edhe mund të jetë si “llastiku”, por, para tij duhet të jenë të barabartë të gjithë. Përgjegjësitë ligjore duhet kryer. Llastiku nuk është mirë të tërhiqet shumë se këputet”, ka shkruar Lladrovci.