Tashmë Kosova ka hyrë në javën e parë të grevave të përgjithshme të udhëhequra nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), pjesë e së cilës është edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).
Media gjatë ditës së djeshme raportoj se krerët e këtyre organizatave janë të lidhura fort me partitë opozitare ku Sekretari i SBASHK-ut, bënte fushatë haptas për Partinë Demokratike të Kosovës.
Pas një hulumtimi të thellë, po ashtu ka zbuluar se udhëheqësit e BSPK-së janë të përfshirë edhe në afera korruptive ku për pasojë janë arrestuar dhe tashmë kanë edhe aktakuza e procese gjyqësore.
Ali Gashi, i cili është kryetar i Këshillit Drejtues të BSPK-së dhe kryetar i Sindikatës së Pavarur e Administratës sē Kosovës -SPAK, që dje u pa të mbante takime me liderët e partive opozitare. I njëjti person, jo më larg se vitin e kaluar është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Me datë 15 korrik 2021 pas një operacioni të Policisë së Kosovës nga Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në Komunën e Klinës bashkë me Ali Gashin është arrestuar edhe drejtori i Urbanizimit në Klinë Lorenc Marleku.
Kjo vërtetohet edhe në një komunikatë të Policisë së Kosovës të lëshuar me datë 16 korrik 2021, edhe pse në këtë komunikatë nuk figoron asnjë emër madje nuk ka as iniciale.
“Janë arrestuar 8 meshkuj kosovarë dhe dy femra që të gjithë zyrtar komunal në dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare ku kanë lëshuar leje ndërtimi në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet ndër të tjera në komunikatën e Policisë të datës 16 korrik 2021.
KosovaNews mëson se Ali Gashi ka mbajtur pozitën e udhëheqësit të sektorit të ndërtimit dhe banimit në këtë drejtorinë e Urbanizmit dhe dyshohet se ka keqpërdorur këtë detyrë për vite të tëra duke krijuar pasuri të madhe.
Në këtë vit prokuroria ngritë aktakuzë ndaj zyrtarëve të Klinës në mesin e tyre edhe Ali Gashi kryetar i Këshillit Drejtues të BSPK-së dhe dhe kryetar i Sindikatës së Pavarur e Administratës sē Kosovës.
Me 22 korrik të këtij viti Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Klinës për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në një komunikatë për media të kësaj prokurorie bëhet e ditur se Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Lorenc Marleku, A.G. dhe N.G., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar
Sipas aktakuzës, të pandehurit L.M., në cilësinë e drejtorit të Urbanizimit dhe Mbrojtjes se Mjedisit në komunën e Klinës dhe A.G., udhëheqës i sektorit të ndërtimit dhe banimit në këtë drejtori, në dy raste të ndara, duke vepruar në bashkëkryerje dhe duke tejkaluar kompetencat zyrtare, kanë lëshuar leje ndërtimore për subjekte ekonomike të caktuara dhe atë në kundërshtim me ligjin për ndërtim dhe planin rregullues urban.
Është interesant fakti se si as policia e në këtë rast as prokuroria nuk e zbulojnë identitetit e Ali Gashit emri e as inicialet e tij nuk figurojnë fare në komunikatën e policisë ndërsa në komunikatën e prokurorisë janë vetëm inicialet A.G.
Ali Gashi ka qëndruar disa muaj në burg dhe arrest shtëpiak ku kohëve të fundit është liruar dhe tani po merr pjesë nëpër aktivitete të ndryshme të BSPK-së duke përfaqësuar punëtorët e sektorit publik. Ndërsa me 5 shtator të këtij viti pritet ta ketë seancën gjyqësore ku njeriu Kryesor I BSPK-së po akuzohet për korrupsion nga Prokuroria e Pejës.