Siрas ѕhkenсës, pas lindjeѕ së bebit nuk je më njeriu që ke qenë

Ardhja e një bebushi në familje është një nga momentet më të gëzueshme të jetës për prindërit e rinj. Ndërkohë që baballarët përballen me përgjegjësi të reja, jeta e nënave ndryshon në të gjitha aspektet. Madje, sipas shkencës pasi sjellin në jetë fëmijën e parë nënat nuk janë më i njëjti njeri që ishin para shtatzënisë. Në ç’kuptim?

1.Shtatzënia dhe mëmësia mund të ndryshojnë strukturën e trurit të gruas

Këto ndryshime e bëjnë nënën të jetë më e kujdesshme ndaj bebes dhe 100% të dhënë pas tij. Kjo për shkak të ndryshimeve drastike hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, lindjes dhe pas saj. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, truri pëson ndryshime në shumë zona të tij.

2. Mëmësia përmirëson aftësinë e të mësuarit dhe kujtesën

E keni vënë re që mami gjen gjithçka që ti s’e gjen dot nëpër shtëpi? Ka një arsye pse duket sikur mami i di të gjithë! Sipas studimeve është kombinimi i eksperiencës së shtatzënisë, lindjes dhe ndryshimeve hormonale që përmirësojnë aftësinë e nënës së re për të memorizuar dhe për të mësuar më shpejt gjëra të reja.

3. Edhe gjenetika juaj ndryshon

Në 2015-ën, u zbulua se një grua ndërkohë që është shtatzënë qelizat (me një background tjetër gjenetik) e fetusit futen dhe shpërndahen në trupin e gruas. Kjo është një tjetër provë që vërteton se gratë nuk janë më i njëjti person pas lindjes së bebit.

Burimi: Bright Side