Në emisionin DPT te Fidani në T7 është i ftuar djali i dëshmorit Xhavit Kozhani.
Shkëlqim Kozhani ka rrëfyer detaje për jetën e tij dhe ka treguar se babai i tij i mungon shumë.
Ai ka shtuar se ndjen krenari të madhe për të atin dhe kontributin e tij për luftën çlirimtare kundër okupatorit serb.
Xhavit Kozhani ka rënë dëshmor më datën 26 maj të vitit 1999. Djali i tij tregon edhe se si ai ka rënë dëshmor. Kozhani ka qenë nga komuna e Lipjanit, fshati Ribar i Madh dhe kishte rënë dëshmor në moshën 33 vjeçare.