Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UCK’së, Faton Klinaku ka bërë një sqarim lidhur me statusin e tij të fundit për një emision lidhur me Bashkim Sulën.
Klinaku thotë se statusi i tij është keqkuptuar dhe se reagimi i tij nuk ka qenë ndaj Radio Televizionit Publik të Kosovës.
Më poshtë lexoni sqarimin e tij:
Sqarim për mediat,
E keni keqkuptuar statusin e mëhershëm, sepse unë nuk kam reaguar ndaj RTK-së por kam thënë që RTK më ka kontaktuar për emision, dmth ka qenë korrekte nga mediumi publik që para se të publikojë diçka, së pari të pyes a është e vërtetë para se të bëjë emisionin, dhe pas informatave që ua kam dhënë, nuk e kanë bërë.
Nuk kam thënë se më kanë thirrur prapë RTK, por ata njerëzit që duan të përfitojnë.
Statusi i mëhershëm:
Të nderuar,
Vitin e kaluar më ka kontaktuar RTK, për t’më pyetur e për ta bërë një emision për “veteranin e UÇK-së” Bashkim Sula, dhe unë ju kam thënë që mos e bëni, sepse nuk ka qenë në UÇK fare dhe emisionet në Shqipëri janë farsë, sepse janë mashtruar nga ata individë të papërgjegjshëm, që kanë bërë filma në TV.
Po reagoj sepse, më thirrën prapë e që duan të keqpërdorin në emër të UÇK-së, dhe është mirë që organet e shtetit të merren me këto punë.
Lutje,
Çdo televizion apo media, para se të publikojë diçka për veteranët e luftës së UÇK-së, është mirë që të na kontaktojnë së pari neve si OVL UÇK, apo degët tona.