Më 26 nëntor u shënua një vit nga ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi.
Mes dedikimeve të shumta nga familjarët, miqtë dhe kolegët e artistit, vëmendje ka marrë mesazhi emocionues i Luiz Ejllit, i cili ka zgjedhur t’i kushtojë disa fjalë djalit të Shpatit, Roelit, dhe nënës së tij, Selvijes.
Përmes një postimi në Instagram, Luizi ka ndarë një fotografi familjare, duke shprehur mbështetjen e tij për vogëlushin që po rritet me mungesën e të atit.
“1 vit nga largimi i Shpat Kasapit, si prind mendja më shkon te Roeli i vogël. Një fëmijë që, përveç sfidave që përballon çdo ditë për shkak të situatës shëndetësore, tani po rritet edhe me mungesën e babait.
Uroj me gjithë zemër që jeta të tregohet e butë me ty, Roel! Qofsh gjithmonë i rrethuar nga dashuria, kujdesi dhe mirësia e njerëzve. Zoti të dhëntë ty dhe mamit tënd gjithë forcën e botës”, ka shkruar Luizi.
Kujtojmë se Shpat Kasapi u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, në moshën 40-vjeçare, pas një arresti kardiak gjatë qëndrimit në Itali. Ndërkohë, më 29 nëntor pritet të organizohet një mbrëmje përkujtimore kushtuar jetës dhe karrierës artistike të këngëtarit.