Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Podujevë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Rasti ka ndodhur më 19 nëntor, rreth orës 22:00.
Sipas Policisë, gruaja ka marrë trajtim mjekësor. Pas intervistimit, ajo ka shkuar me vullnetin e saj në shtëpinë e familjarëve.I dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.