Në një intervistë ekskluzive për RTV21, Isni Kilaj ka rrëfyer një tjetër detaj nga qëndrimi i tij në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku në të njëjtin kompleks mbaheshin edhe të paraburgosur serbë.
Kilaj ka treguar se kosovarët qëndronin në katin e parë të objektit, ndërsa në katin e dytë ishin të vendosur serbët, me të cilët, sipas tij, përballeshin çdo ditë.
Ai ka thënë se kontakti me ta ishte shumë i kufizuar dhe se objekti mbikëqyrej vazhdimisht për të shmangur çdo komunikim mes grupeve.
“Në njërin prej objekteve të kompleksit të paraburgimit në Hagë, sepse nuk jemi vetëm ne aty, në katin e parë kemi qenë ne, ndërsa në katin e dytë kanë qenë serbët, të cilët i kemi parë çdo ditë. Rreptësisht ka qenë e mbikëqyrur dhe nuk kemi pasur kontakt me ta. Vetëm ndjenja kur e sheh një serb, njërin prej kriminelëve serbë, është e paimagjinueshme ta gjesh veten në një objekt me të”, ka deklaruar Kilaj.