Aksion i fuqishem ne Peje, sapo u arrestuar ky person

Aksion i fuqishem ne Peje, sapo u arrestuar ky person

 

Njësitet kompetente policore në kuadër të Stacionit Policor në Junik, më 20.11.2026, rreth orës 09:20, pas një pune operative, kanë arrestuar personin A. Sh. të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë.

Personi i arrestuar ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

 

Pas lokalizimit dhe arrestimit, i njëjti, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, është dërguar në institucionin përkatës korrektues për vuajtjen e dënimit të shqiptuar.