Zoja Nushi, një nga personazhet që ka marrë vëmendje të madhe në rrjetin social TikTok, ka folur për një nga momentet më të komentuara të paraqitjeve të saj në këtë platformë, që lidhet me vizitën në shtëpinë e Vali Corleones.
Ngjarja kishte tërhequr interesimin e përdoruesve të rrjeteve sociale, pasi ftesa për vizitë ishte bërë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, ku të dy personazhet kishin komunikuar para ndjekësve të tyre.
Gjatë një prononcimi, Zoja ka treguar se vendimi për të shkuar në shtëpinë e Vali Corleones kishte ardhur pas ftesës që ai i kishte bërë publikisht gjatë transmetimit.
Ajo e ka përshkruar këtë vizitë si diçka krejtësisht normale, duke lënë të kuptohet se nuk kishte parë ndonjë arsye për ta refuzuar ftesën. Ja dhe video: