Haxhiu flet per rastin e Arlinda Zekajt ja ke ‘godet’ ajo

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetime penale për veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve institucionalë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

 

Ajo njoftoi se Komisioni Hetimor Parlamentar po mban takimin e parë dhe kërkoi që të gjithë zyrtarët e thirrur si dëshmitarë të përgjigjen para tij.

“Do të duhej që Prokuroria Speciale të hetojë veprime, mosveprimet”, deklaroi Haxhiu.“Secili institucion i ka përgjegjësitë e veta”, theksoi ajo, duke sqaruar se komisioni është mekanizëm shtesë që përpilon raport për këtë rast tragjik.

 

Gjatë seancës parlamentare, Haxhiu vlerësoi suspendimin e dy prokurorëve në Pejë dhe 11 zyrtarëve policorë.

Ajo kritikoi Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Komunën e Pejës për mungesën e masave ndaj zyrtarëve përgjegjës, duke kërkuar hetime pa vonesa.