Familjet me dy fëmijë do të marrin gjithsej 75 euro në muaj shtesa nga 1 janari 2027, nga 60 euro sa përfitojnë aktualisht.
Këtë e ka bërë të ditur Albin Kurti, i cili ka njoftuar se shtesat për fëmijë do të rriten për 25 për qind. Kjo nënkupton se një familje me dy fëmijë do të përfitojë 15 euro më shumë në muaj, apo 180 euro më shumë në vit. /PodujevaSot