Amerika ‘godet fuqishëm’ Edi Ramën

Kongresisti republikan Joe Wilson, përmes një postimi në platformën ‘’X’’, ka thënë se ai është duke përcjell ”me shqetësim’’ zhvillimet në Shqipëri, pas protestave të ditëve të fundit.

 

Wilson, ka shtuar se, populli shqiptar meriton sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale, ndërsa, ka shtuar ai, qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve, përcjell Gazeta Express.

‘’Po e ndjek me shqetësim të madh krizën në përshkallëzim në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit’’, ka shkruar ai.