E pabesueshme… Nuk ndalet Lirim Mehmtajt, reagon ashper perseri

Postimi i plote i Lirim Mehmetaj.
E pabesueshme…

 

Lojërat Mesdhetare qenkan fare pranë dështimit për t’u organizuar në Kosovë, sepse Kosova, më saktësisht Qeveria e Kosovës, as s’i paska bërë pagesat që ka qenë e obliguar e as nuk iu paska përmbajt komunikimit zyrtar.
Qenka e turpshme edhe veç me lexu, çka po shkrujka në letrën që Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare ia paska dërguar Kosovës.

Qeveria as nuk e paska paguar garancinë bankare që është dashur ta paguajë në janar të këtij viti e as nuk i paska paguar tarifat që është dashur të paguhen në qershor të këtij viti.

 

Pra, qëllimisht as nuk janë përgjigjur e as nuk i kanë kryer obligimit, rrjedhimisht po u rrezikojka seriozisht mbajtja e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë.

Ky është sabotim i qëllimshëm që prestigjin e Kosovës do ta varros edhe më fort në arenën ndërkombëtare.
Siç po kuptohet, krejt kjo paska ndodhur meqë Albin Kurti paska dashur të bëhet kryetar i kësaj ndërmarrje e nuk e kanë lanë hahahahhahaha.

E tmerrshme për besë.