“E thirrën dhe i thanë jemi duke…” Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka treguar se si akademikes Justina Shiroka Pula iu propozua kandidatura për presidente të Republikës së Kosovës, të martën mbrëma.

 

I pyetur nëse kishte biseduar personalisht me Shiroka Pulën, Hamza tha se ai nuk e ka telefonuar, por dikush tjetër.

“E kanë ftu në fakt, në telefon. I kanë thënë: zonja Shiroka-Pula, të cilën profesoreshë e kam pasë, i kanë thënë jemi në mundësi me të propozu dhe me qenë presidente. Pas atyre bisedave ka pranu dhe ne jemi pajtu”, tha Hamza.