Albin Kurti shokon me kete cka i tha Hamza

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk dëshiron të takohet me të për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar politike në vend.

 

Kurti, duke folur para mediave, ka përmendur përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje, ndërsa ka kritikuar qasjen e PDK-së dhe të Hamzës në zhvillimet e fundit.

Sipas Kurtit, në kohën kur vendi ndodhet përballë një situate të ndjeshme politike, nevojitet dialog mes subjekteve politike për të shmangur një krizë të re institucionale.

 

“Bedri Hamza nuk dëshiron të takohet”, ka deklaruar Kurti, duke lënë të kuptohet se mungesa e takimit po e vështirëson gjetjen e një marrëveshjeje.

Deklarata e Kurtit vjen në një kohë kur mbetet e hapur çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe miratimit përfundimtar të projektligjit për Dhomat e Specializuara.