Hamza jep lajmin e madh per president pas takimit me Kurtin

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

 

Takimi nisi më shumë se 2 orë më parë dhe në qendër të tij ishte çështja e presidentit, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të takimit, Hamza u largua me shpejtësi nga Qeveria, duke refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.

 

Megjithatë, pranë zyrave të partisë, Hamza u shpreh se nuk pati marrëveshje konkrete.

“Nuk ka marrëveshje, por nuk e përjashtojmë mundësinë për takime në ditët e ardhshme. Prioritet është Ligji për Specialen. Aprovimi i ligjit, pastaj diskutojmë për president” tha ai.