Kompania e vinçit reagon pas vdekjes së punëtorit

Kompania “Sigma Crane & Transport” Sh.p.k., me seli në Ferizaj, ka reaguar për herë të parë pas aksidentit tragjik në Prishtinë, ku humbi jetën punonjësi i saj, 26-vjeçari Ermal Sherifi, si pasojë e rrëzimit të një vinçi.

 

Përmes një postimi të publikuar në Facebook, kompania i ka shprehur ngushëllime familjes Sherifi dhe ka nderuar kujtimin e të ndjerit, duke e cilësuar humbjen e tij si një dhimbje të madhe.

“Në emër të familjes sonë, me dhimbje të thellë ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e rëndë të bashkëpunëtorit tonë Ermal Sherifi”, thuhet në reagimin e kompanisë.

 

Po ashtu, ngushëllime u janë shprehur edhe familjarëve të viktimës.

“Familjes Sherifi ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe ua shtoftë durimin në këto momente të vështira”, thuhet më tej në njoftim.