Një grua në Virxhinia me emrin Kimberly Slaughter, hyri në dyqan për të blerë një qese me kokoshka, e cila doli të ishte me një vrimë të hapur nga e cila nxori kokën një zvarranik.
Fotografitë e saj të postuara në Facebook tregojnë se “gjëja” në fjalë ishte një gjarpër i gjallë.
Slaughter tha se gjarpri rrëshqiti nga çanta dhe rreth karrocës së saj përpara se të kthehej në vrimë.
“Ishte sa e gjithë gjatësia e karrocës”, deklaroi ajo.
Ndërkaq menaxheri i dyqanit, Brian Stanley, deklaroi se zvarraniku ishte një gjarpër i vogël i zi, i cili u hoq nga dyqani nga një punonjës.
“Ne nuk e kemi idenë se nga erdhi. Po hetojmë duke u përpjekur të zbulojmë se nga ka ardhur”, tha ai.