Dy këshilltarë komunalë në qytetin Apatin të Serbisë, janë rrahur në mes të qytetit.
Dejan Baçiq nga koalicioni “Moramo”, Millorad Mrgja dhe kryetari i Këshillit lokal nga partia Radikale serbe, janë filmuar teksa rriheshin, ndërsa qytetarët kanë mbetur të shokuar nga ky moment.
Ata u përleshën fizikisht për shkak të mospajtimit rreth çështjes së Kosovës.
Deri më tani nuk dihet nëse dyshja janë marrë në pyetje nga policia, ndërsa në fund një person i tretë ndërhyn për ta qetësuar situatën.
Videoja për pak minuta është bërë virale, ndërsa komentues të shumtë kanë shkruar komente satirike për këta dy politikanë serbë.