Durim Limaj, djali i kryetarit të Nisma-s Socialdemokrat Fatmir Limaj, ka reaguar pas zhvillimeve të mbrëmshme në veriun e vendit.
Ai tha se sa herë që Kosova ka nevojë, ai dhe babai i tij do të jenë të gatshëm ta japin jetën.
“Sa herë ka nevojë ky vend, gjithmonë të gatshëm për të dhënë jetën për të, gjeneratë pas gjenerate”- tha ai.
Kujtojmë se babai i tij Fatmir Limaj, ka qenë epror i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.