EKSKLUZIVE: Ky eshte deputeti i LDK-se qe ishte kunder projektligjin kunder Hages – EMRI

Besian Mustafa, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe djali i veprimtarit të vrarë të LDK-së, Xhemajl Mustafës, nuk qëndroi në sallë në momentin kur Kuvendi i Kosovës votoi deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Sipas raportimeve, Mustafa kishte marrë pjesë në seancë, por ishte larguar para votimit.

 

Deklarata e Kuvendit u miratua me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Përmes saj, Kuvendi shprehu shqetësim të thellë lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në deklaratë, ndër të tjera, Kuvendi e konsideron të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal, ndërsa kërkon nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin veprime për mbrojtjen e asaj që deklarata e cilëson si të vërtetën dhe pastërtinë e luftës çlirimtare.

Mungesa e Besian Mustafës në momentin e votimit tashmë ngre pyetje për qëndrimin e tij ndaj kësaj deklarate, sidomos duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një çështje që ka shkaktuar reagime të shumta politike e publike në Kosovë.

A VEPROI DREJTË DEPUTETI I LDK-së duke mos qëndruar në sallë për të votuar deklaratën? Apo, si deputet, duhej të ishte i pranishëm dhe të shprehte qëndrimin e tij përmes votës? Qëndrimin përfundimtar për këtë veprim ua lëmë qytetarëve ta vlerësojnë.