Vjen lajm shume i keq per Sami Lushtakun, paralajmerim i fuqishem nga Albulena Haxhiu

Në pyetjen e Ermalit se pse Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë në koalicion me PDK-në, Albulena Haxhiu ka dhënë arsyetimin e saj për këtë qëndrim.

 

Haxhiu ka thënë se udhëheqja e PDK-së ka probleme me ligjin dhe pasurinë, duke pretenduar se disa prej figurave të saj janë bërë milionerë gjatë angazhimit politik. Sipas saj, këto janë ndër arsyet pse Vetëvendosje nuk e sheh koalicionin me PDK-në si mundësi. Ajo ka përmendur edhe Bedri Hamzën, duke thënë se në PDK “dikush tjetër pyetet” dhe jo Hamza që, sipas saj, nuk është ai që e udhëheq partinë.

Në të njëjtën linjë, Ermali ia ka përmendur Sami Lushtakun, duke e pyetur: “Dmth, mos me qenë Sami Lushtaku, bëni koalicion me ta?”. Haxhiu është përgjigjur duke iu referuar Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke thënë se ligji për Byronë shumë shpejt do të hyjë në fuqi dhe më pas “secili do të japë llogari për pasuritë e veta”.