Në mërgim prej vitit 1400, pasardhësi i familjes Muzaka rikthehet në Shqipëri

Një nga pasardhësit e familjes Muzaka ka vendosur të kthehet në Shqipëri. Të larguar prej atdheut që prej vitit 1400, Jozef Muzaka rrëfen se traditat, veshjet dhe festat janë ruajtur ndër shekuj me shumë fanatizëm.

Në vitet 1400 mërguan në Itali, dhe në 1900 një pjesë e tyre në Amerikë, por sot jemi në shtëpinë e një prej trashëgimtareve, që ka vendosur të kthehet dhe të jetojë në Shqipëri

“Ishte dëshira e gruas që të ktheheshim këtu dhe gjithçka që dimë dhe investonim në Amerikë ta bëjmë në Shqipëri. Vendosëm të vijmë dhe t’i japim mundësinë fëmijëve nëpër zonat ruralë, të aktivizohen. Kemi krijuar një ligë futbolli, kampionat volejbolli për vajzat, kemi ngritur edhe kampe verore në disa fshatra”, shprehjet Jozef Muzaka.

Të mos kthehesh pas në kohë, do të ishte një humbje kur në shtëpi të pret një arbëresh që me shumë pasion tregon një kalvar të gjatë historish të familjes së tij dhe të tjerave që qëndrojnë në “Piana degli Albanesi”.

“Është një histori e gjatë, por Piano de Albanezi u bë qendra e Arbëreshëve. Familja ime u zhvendos në Center Kristina, ku krijuan qeverinë e tyre dhe stërgjyshi im drejtonte tregtinë dhe verërat. Bënim tregti me familjet e pasura në Francë deri sa marrëdhëniet Francë-Itali u prishën dhe tregtia pothuajse u bllokua. Stërgjyshi vendosi të na dërgonte në Amerikë. Vetë u kthye sërish në Sicili dhe një pjesë u sëmurën, një histori që ka shumë dritëhije.

Për bashkëshorten Jola, që u bë pjesë e familjes Muzaka 10 vite më parë, të shihte traditat e Arbëreshëve ishte padyshim një surprizë e bukur.

“Arbëreshët e Italisë i kanë ruajtur më mirë traditat, jam habitur se sa mirë i këndojnë disa këngë të vjetra”, tregon ajo.