Gani Geci ka reaguar pas vendimit te Gjykates.
Postimi i tij i plote:
Te dashur miq,
Nëse nuk zgjidhet Presidenti deri më 6 tetor 2026, atëherë shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe vendi shkon në zgjedhje.
Do të jetë problem që Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të mbetet Kryetarja e tanishme e Kuvendit dhe edhe për 6 muaj të tjerë, pa një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese.
Mund të ndodhë që, për një afat të ri 6-mujor, me një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese, ushtrues detyre i Presidentit të bëhet Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ose t’i vazhdohet Kryetares së Kuvendit edhe për 6 muaj të tjerë.
Saktësisht, nëse nuk zgjidhet Presidenti, në afatin kohor deri më 6 tetor 2026, zgjedhjet duhet të mbahen më së largu deri më 20 nëntor 2026. Dy të dielat e fundit brenda atij afati janë:
• 8 nëntor 2026 (e diel)
• 15 nëntor 2026 (e diel).