Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakupit Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka folur në emër të familjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, duke bërë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente.
Ai ka shprehur mirënjohjen e thellë për popullin e Kosovës për mbështetjen, solidaritetin dhe qëndrimin e tij të vazhdueshëm ndaj procesit gjyqësor në Hagë.
“Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara”, shkroi Krasniqi.
Lidhur me ftesën e u.d presidentes Albulena Haxhiu, ai tha se e vlerësojnë një gjë të tillë por, sipas tij, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Kosovës, tha që presin që të takohen pas vendimit të Kuvendit./Klankosova.tv