“Heshta për të mos rënduar procesin, por tani po ju them…”, Besa Gaxherri reagon pas dënimit të ish-drejtuesëve të UÇK-së

Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.Gaxherri ka thënë se ka zgjedhur të heshtë dhe të respektojë procesin gjyqësor, duke theksuar se vendimi nuk është përfundimtar pasi mund të apelohet.Ajo ka kritikuar akuzat ndaj saj dhe LDK-së, duke kërkuar që të mos politizohet situata dhe të ruhet gjakftohtësia.

 

“R e a g i m

Qe nga dita e burgosjes së katër zyrtarëve të lartë të Republikës së Kosovës filluar me presidentin e shtetit, kryeparlamentar deri të shefi i grupit parlamentar, unë kam heshtur, kam respektuar drejtësinë dhe nuk kam tentuar me asnjë kusht të ju rëndoj procesin të akuzuarëve.

Kam heshtur edhe këto ditë kur u ekzekutua denimi nga kjo gjykat, sepse nuk është vendimi përfundimtar deri në apel, nuk e kam pritur mirë këtë denim, përkundër se unë kam qenë kundërshtare e zëshme politike ndaj këtyre figurave, dhe nuk e kam ndermend të luaj rolin patetik këto ditë të euforis së turmave si shum përsonalitete e përsona publik qe dalin e qjerren e qajnë gjëja nga dhimbja nëpër studio televizive e protesta. Ashtu si gjithmonë po tentoj ta ruajmë gjakëftohtësin qe mos të kthehen kohërat e viteve të përplasjeve, sulmeve, akuzave e vrasjeve në mes shqiptarëve ku LDK i ka ndjer e përjetuar në kurrizin e saj.

Ju të cilët dilni sot e na akuzoni qoftë si emra të përveqem apo si LDK jeni duke i demtuar më së shumti këta njerëz qe u dënuan. Heshtni nese doni ti mbroni ata njerëz për të cilët gjëja po qjerreni. Mos mu drejtoni për asgjë, sepse unë po e respektoj procesin, në të kundërtën qendroj pas krejt asaj të vertete qe e kam thënë me guxim për më shum se tri dekada.

Unë isha UÇK!

LDK mobilizoi popullin për një dekad e përgaditi për luftë dhe organizoi luftën!

Kur lufta filloi në Kosovë mbi 90% e popullatës ishte LDK.

Luftën e bëri ky popull!

Kam kaluar nëpër ngjarjet e asaj kohe, askush nuk mund të ma mohoj të vërtetën.

Heshtni! Punoni çka mund të shpëtojmë nga ky proces por mos e prekni plagën e askujt se nuk mund të na mbyllni gojën e as të drejtën për tu mbrojtur”.