Shkruan Faton Mehmeti,
Vazhdimisht është përfolur për vrasjet politike të pasluftës, mirëpo pak kush ka folur për vrasjet e ushtarëve të UÇK-së.
Nuk ekziston një shifër zyrtare përfundimtare që i përmbledh të gjitha këto raste. Në burime të ndryshme publike dhe lista të organizatave të dala nga lufta përmenden nga rreth 23 deri në mbi 80 ish-pjesëtarë dhe komandantë të UÇK-së të vrarë pas luftës. Edhe Human Rights Watch, duke iu referuar raportimeve të kohës, shkruante se 23 pjesëtarë të UÇK-së ishin vrarë vetëm nga qershori 1999 deri në maj 2000.
Shumë prej këtyre rasteve ndodhën në vitet e para pas luftës, përmes atentateve, pritave dhe sulmeve të ndryshme.
Për vite me radhë, hetimet u zhvilluan edhe nga misionet ndërkombëtare, përfshirë UNMIK-un dhe më vonë EULEX-in. Në disa raste pati hetime, arrestime dhe procese gjyqësore, por për shumë vrasje pyetjet kryesore vazhdojnë të mbeten.
Për këto vrasje më e interesuar ka qenë Serbia, e cila ka pasur mundësi të realizoj vrasjet e komandatëve që gjatë luftës ska mundur.
Sigruisht se BIA ka vepruar dhe vazhdon aktivitetin e saj, po shohim spiunët që çdo ditë shpërfaqen.
Kosova duhet të hetojë këto vrasje të atyre që nuk kursyen asgjë për liri, u vranë në liri nga dora tinzare