Pas sqarimit dhe pajtimit mes Gani Gecit dhe Qëndrim Kryeziut, në këtë situatë ka reaguar edhe gazetari Vehbi Kajtazi.
Kajtazi ka komentuar publikisht lidhur me zhvillimet e fundit, duke përshëndetur sqarimin mes tyre dhe duke uruar që gjithçka të përfundojë me mirëkuptim.
“Mirë qe jeni sqaru të nderuar. Qofshi me shëndet!”, ka shkruar Kajtazi.
Reagimi i gazetarit vjen pas një sërë zhvillimesh dhe reagimesh publike që pasuan një përplasje verbale në rrjete sociale, ndërsa tash palët kanë bërë të ditur se janë sqaruar mes vete.
Ky koment i Kajtazit është pritur si një mesazh përmbyllës pas pajtimit, duke u bërë thirrje palëve që situata të mbetet pas dhe të vazhdohet me mirëkuptim.
