“Mos i bëj këto filma me mua, o prokuror!” – Shefqet Kabashi, ish-ushtar i UÇK-së, la të habitur sallën e gjyqit në Hagë me përplasjet e tij të drejtpërdrejta me prokurorët.
Kabashi ishte thirrur si dëshmitar në procesin ndaj Ramush Haradinajt dhe të tjerëve, por refuzimi i tij për t’iu përgjigjur pyetjeve çoi më pas në një procedurë të veçantë për shpërfillje të gjykatës.
Në vitin 2011, ai pranoi fajësinë për mosbindje ndaj Tribunalit dhe u dënua me dy muaj burg.
Përballjet e tij në sallë mbetën ndër episodet më të komentuara të atij procesi, ndërsa frazat e forta drejtuar prokurorëve u kthyen në simbol të qëndrimit të tij sfidues ndaj akuzave dhe mënyrës së zhvillimit të gjykimit.