Turqia ka prezantuar në kuadër të Samitit të NATO-s dronin e saj të ri luftarak pa pilot, të njohur si “Molla e Kuqe” (Kızılelma), duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve në aktivitetin e zhvilluar në Ankara.
Mjeti ajror pa pilot është projektuar për kryerjen e misioneve ushtarake ajër-ajër dhe ajër-tokë, duke u konsideruar si një nga projektet më të avancuara të industrisë turke të mbrojtjes.
Prezantimi i Kızılelma-s në samit vjen si pjesë e përpjekjeve të Turqisë për të ekspozuar kapacitetet e saj teknologjike në fushën e aviacionit ushtarak dhe sistemet pa pilot.
Droni është zhvilluar nga industria turke e mbrojtjes dhe përfaqëson ambiciet e Ankarasë për të zgjeruar rolin e saj në teknologjitë moderne ushtarake dhe aftësitë ajrore.(INA)