Tronditet Gërvalla, i del kjo video

Një deklaratë e vjetër e Donika Gërvallës për Ramush Haradinajn po rikthehet në vëmendje. Në videon e publikuar nga Vox Kosova, Gërvalla dëgjohet duke e cilësuar Haradinajn me terma të rëndë, duke e përshkruar si “kriminel të zakonshëm e primitiv”, “haraçxhi” dhe duke pretenduar se ai punonte përmes “dhunës dhe presionit”.

 

Deklaratat, sipas materialit të publikuar, datojnë nga periudha kur Haradinaj ishte vetëdorëzuar në Tribunalin e Hagës, rreth gjashtë ditë pas dorëzimit të tij. Videoja e rikthyer në qarkullim nga Vox Kosova po nxit reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, duke sjellë sërish në vëmendje qëndrimet e asaj kohe të Gërvallës ndaj ish-kryeministrit të Kosovës. Ndiqni pamjet me poshte: